LSDM kërkon dorëheqje nga kryetari kontrabandues i cigareve

LSDM, partia amë e kryetarit të komunës Novo Selo, Boro Stojçev ka kërkuar që ky i fundit të japë dorëheqje nga posti i i deritanishëm, përndryshe do të suspendohet nga partia. Një kërkesë të tillë e ka bërë zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, i cili tha se Stojçev para tre muajve është shkarkuar nga funksioni i kryetarit komunal të partisë, kurs etani ka filluar procedura për largim edhe si anëtar i partisë.

Marketing

Përndryshe, Stojçev u kap duke kontrabanduar cigare, ndërsa gjykata fillimisht e dënoi në 18 muaj burg, ndërkaq më vonë ia uli dënimin në 6 muaj, pas çka ai ka të drejtë të vazhdojë të mbetet kryetar i komunës.

Marketing