LSDM kërkon nga Gjyqësori “të mbushet me mend” dhe të gjykojë sipas ligjit

Pas miratimit të ligjit për Prokurori Publike, nga Lidhja Social Demokrate tani kërkojnë që edhe gjyqësia të marë këmbët e saja dhe të fillojë të punojë si duhet dhe të gjykojë drejtë pa marë parasysh se kush është i akuzuar.

Marketing

Nga LSDM përmes kësaj komunikate në një mënyrë e pranojnë se gjyqësia ka dështuar në punën e saj gjatë këtij mandati tre vjeçar të Qeverisë.

Nga LSDM sidomos kërkojnë gjykim të drejtë edhe për funksionarë të shumtë, kryesisht të partisë opozitare.

“Me ligjin për Prokurorinë Publike krijojmë sistem të pavarur të Prokurorisë përmes së cilës mundësojmë përfundim gjyqësor të të gjitha lëndëve nga PSP të cilat janë në procedurë gjyqësore. Në këto raste të dyshuar janë kryesisht funksionarë të VMRO-DPMNE-së. Në rastin “I fuqishmi” i dyshuar Antonio Milloshoski, në lëndën “Aktor” të dyshuar Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski. Në “Perandoria” janë Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov, në “Drumarina” është Silvana Boneva, ndërsa në rastin “Pacient” është Bujar Osmani, si dhe shumë raste tjera të cilat kanë shanse të përfundojnë me aktakuza dhe procedura gjyqësore”, shprehen nga LSDM.

Nga LSDM shprehen se këto lëndë janë arsyet pse VMRO-DPMNE fuqishëm kundërshtonte ligjin dhe donte të mbrojë krimet e Nikolla Gruevskit.

LSDM thërret aktorët gjyqësor të veprojnë sipas ligjeve dhe jo të veprojnë ashtu siç kanë bërë gjatë regjimit të VMRO-DPMNE-së, me kërcënime, paraburgime të porositura dhe aktvendime përmes telefonit.

Marketing