LSDM: Koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së sërish bashkë

Partia opozitare maqedonase LSDM në një kumtesë për media thotë se përderisa OBRM-PDUKM-ja çdo ditë e helmon opinionin me konferenca për media në të cilat gjoja sulmon BDI-në, ajo bën marrëveshje me të njëjtën BDI pas shpinës së qytetarëve.

Marketing

“VMRO-DPMNE në Kuvend e realizoi njërën nga marrëveshjet e koalicionit me BDI duke themeluar një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve. E njëjta VMRO-DPMNE që premtoi shfuqizimin e balancuesit, duke zbatuar marrëveshjen me BDI-në, e ngriti në një nivel më të lartë, në atë të Kuvendit”.

“Tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit. Në mëngjes Mickoski thotë se BDI do të destabilizojë vendin, ndërsa pasdite në Kuvend deputetët e tij votojnë vendime të përbashkëta me BDI-në. A nuk u bënë bashkëfajtorë në planin e destabilizimit? A do të dalë tani Miteva për të akuzuar deputetët e VMRO-DPMNE-së? Çfarë marrëveshje tjetër mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së?

“Një gjë është e qartë, marrëveshjet nën tavolinë, manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve janë metoda që janë parë në të kaluarën dhe nuk kalojnë më, qytetarët i njohin”.

 

 

 

Marketing