LSDM kundërshton Pendarovskin: Gjykata ka vendosur se ’27 prilli’ ishte terrorizëm

Nga LSDM kanë thënë se më 27 prill ka pasur prishje të rendit kushtetues, ndërsa për atë nëse ishte terrorizëm ose jo, kjo parti thotë se vlerësimin e ka dhënë tanimë gjykata. Kështu i janë përgjigjur presidentit Stevo Pendarovski, ish partia e tij amë.

Marketing

“Ajo që ndodhi më 27 prill ishte prishje e rendit kushtetues, të gjithë ishim dëshmitarë se çfarë ndodhi para katër viteve, se ishte sulm në shtëpinë e demokracisë dhe për këtë pasoi procedurë gjyqësore ku tanimë ka përfunduar dhe gjykata është ajo e cila duhet të vendosë nëse bëhet fjalë për terrorizëm apo dhunë. Tanimë ka vendosur dhe ajo është veç procedurë e përfunduar në gjykatë”, ka deklaruar Daniella Markovska, LSDM.

 

Marketing