LSDM: Maqedonia e Veriut përfaqëson faktor stabiliteti në Ballkan

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se me qeverisjen e tyre Republika e Maqedonisë së Veriut konfirmohet si faktor i stabilitetit në rajon.

Marketing

Nga kjo parti thonë se kanë zgjidhur të gjitha çështjet me fqinjët, duke mbrojtur dhe forcuar me vendosmëri interesat kombëtare dhe pozitat shtetërore.

“Njohja dhe konfirmimi se Maqedonia respektohet dhe vlerësohet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian është se marrëveshja për aneksin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u bë në Ohër”.

“Nga një vend që në kohën e OBRM-PDUKM-së ishte në kundërshtim me fqinjët, i harruar dhe i izoluar nga bashkësia ndërkombëtare, Maqedonia tani përfaqëson një faktor stabiliteti në Ballkan”, thonë nga LSDM.

Marketing