Ballina Lajme Maqedoni LSDM mbledh Këshillin Qendror

LSDM mbledh Këshillin Qendror

Mblidhet Këshilli Qëndror i Socialdemokratëve në Maqedoninë e Veriut, seancë kjo e parë pas zgjedhjes së liderit të ri, Dimitar Kovaçevskit, ku pritet të konfirmohet edhe si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Marketing

Gjithashtu pritet të zgjidhet edhe udhëheqësia e re partiake, që do të thotë përbërje të re të Këshillit Ekzekutiv si dhe nënkryetarë dhe sekretarë të rinj të partisë me propozim të liderit të ri, Kovaçevskit.

Ai paraprakisht kishte paralajmëruar se në përbërjen aktuale të Këshillit Qëndror do të përfshijë anëtarë të rinj, si mundësi që ia lejon statuti partiak.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm dhe nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, ka dhënë dorëheqje nga funksioni nënkryetar i partisë.

Në një takim me gazetarët ai ka njoftuar se sonte do të merr pjesë në seancën e LSDM-së dhe se paraprakisht kishte paralajmëruar se mandatari i ri duhet të krijojë një ekip të ri.

Ai ka theksuar se 28 vite ka investuar gjithçka në parti dhe paralajmëroi se pas 1 Janarit do të tregojë nëse do të mbetet në ekipin qeveritar.

Gjatë kësaj jave, Presidenti Pendarovski duhet t`ia ndajë mandatin mandatarit të ri, për formimin e qeverisë së re. Kjo paralajmërohet për ditët në vijim pas çka do të nisë afati kushtetues prej 20 ditëve për formimin e Qeverisë.

Exit mobile version