LSDM: Mickoski është zhgënjim, vijojnë zgjedhjet nëse nuk zhbllokohet kriza

Identike si paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski, edhe Hristijan Mickovski e turpëroi Maqedoninë në sytë e botës demokratike, grindet me miqtë më të mëdhenj strategjikë të vendit, thuhet në kumtesën e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).

Marketing

“A i pengon Mickoskit mbështetja e botës demokratike, mbështetja e SHBA-së për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në BE dhe NATO?”, pyesin nga partia.

“Gjithnjë e më e dukshme është se Mickoski ka problem me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO!. Kot arsyetohet përmes letrave se gjoja është për NATO dhe BE, potencojnë se, ka pasur mundësi që Mickoski këtë ta tregojë para referendumit, ndërsa ai veproi në kundërshtim të interesit të shtetit. Ja edhe tani ka mundësi të dëshmojë se është për NATO dhe BE dhe t’u bëjë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së, siç tërë opinioni u bën thirrje, t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese – por ai nuk e bën këtë. Mickovski tregon edhe mosnjohje themelore të politikës . Pas 27 viteve në të cilat Maqedonia ishte e bllokuar për shkak të këtij kontesti, pas 11 viteve izolim, Mickoski me kënaqi të thotë se tani nuk është ambienti? Maqedonia dhe gjeneratat e saj nuk do të presin edhe 27 vjet që Mickovskit t’i përshtatet ambienti”, thonë nga LSDM-ja.

Nëse nuk i kujtohet, thuhet në kumtesë, Mickoski le t’i shikojë incizimet dhe fotografitë nga takimet e liderëve në të cilat vijuan konsultime për këtë çështje të rëndësishme, do të shohë se edhe ai ka qenë në ato takime, natyrisht se ka qenë i informuar dhe konsultuar.

“Nëse vazhdon të tentojë për ta bllokuar ardhmërinë e Maqedonisë, ditëve të vijim, shumica parlamentare do të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qytetarët do ta sjellin vendimin, me shumicë të madhe do të fitojë opsioni për ardhmërinë, Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.