LSDM: Mickoski frikohet dhe ikë nga zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare në dhjetor

VMRO-DPMNE-ja është e vetmja e cila me përkushtim punoi kundër integrimit në NATO dhe BE, kundër reformave dhe progresit të shtetit.

Marketing

Kristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja janë të vetmit që u gëzuan dhe aluduan për gabimin historik të BE-së, sepse dëshirojnë që shtetin ta kthejnë prapa në izolim dhe pasiguri.

Pa vizion, pa program dhe qëllim konkret, VMRO-DPMNE-në e pret një debakël i vërtetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Për këtë VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski u frikuan dhe ikën nga zgjedhje të parakohshme të shpejta në dhjetor.

Koalicioni i Kristian Mickoskit e ndryshoi vetëm emrin, ndërsa në thelb nuk u ndryshua asgjë. Ai është Koalicion për rilindje të regjimit, të krimit dhe izolimit.

LSDM-ja dhe Koalicioni të cilin e kryeson janë favorit në zgjedhjet e parakohshme, më 12 prill qytetarët do të votojnë për përparim, për zhvillim, për integrim, më 12 prill qytetarët do të konfirmojnë se shteti është në rrugë të drejtë!

Marketing