LSDM: Mickoski në parti t’u kërkojë falje që ka gënjyer

Nga LSDM kanë porositur kreun e VMRO-DPMNE-së të shfrytëzojë rastin që, në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, t’u kërkojë falje bashkëpartiakëve të tij që i ka gënjyer dhe manipuluar.

Marketing

“T’u kërkojë falje për gënjeshtrat për gjoja bullgarizim dhe asimilim. T’u kërkojë falje për manipulimet e sajuara për shitje të identitetit. Tu kërkojë falje atyre që tha se nuk do të fillojmë negociatat me BE-në me një gjuhë të mbrojtur maqedonase.T’u kërkojë falje atyre që në PPE pranoi që vendi ynë të përfaqësohej në mënyrë të turpshme me shkurtesën e targave. T’u kërkojë falje për të gjitha ofendimet, dhe sharjet që i bëri vetëm për të shpëtuar karrierën e tij politike. Mickoski u ka borxh edhe një falje për skenarët e dështuar të përgjakshëm për shkaktimin e destabilizimit dhe konfliktit etnik në shtet, për përpjekjen për të bllokuar rrugën evropiane të vendit.”, thuhet në reagimin e LSDM-së