Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe!
Publikimi i video- incizimeve dhe materialeve lidhur me rastin “Reket” janë pjesë e skenarit që të rrezikohet hetimi dhe të sabotohet procedura dëshmuese.
Të gjitha skemat dhe linqet për publikimin e incizimit për rastin “Reket” çojnë në Pallatin e bardhë pas meje, selinë e VMRO-DPMNE-së dhe shefit të tyre të vërtetë, Nikolla Gruevski.
Autori i teksteve të cilat dalin në mediat italiane ka relacione me VMRO-DPMNE-në. Këshilltar i Nikolla Gruevskit ka qenë anëtar në organizatën e njëjtë në të cilën anëtar është edhe autori i tekstit.
Gazeta ka publikuar intervistë me Nikolla Gruevskin ku promovohet projekti i Nikolla Gruevskit kundër Organizatave joqeveritare në vend.
Në vend se të hesht, Hristijan Mickoski duhet të del para qytetarëve dhe të përgjigjet:
Kush i ka liferuar incizimet në mediat italiane?
Me cilët dy persona të cilët shihen në video- incizim është takuar Mickoski?
Çka ka pranuar në dorë?
Opinioni ka të drejtën të dijë të vërtetën ndërsa e vërteta do të mësohet.
Sot do t’ia bëjmë edhe disa pyetje Hristijan Mickoskit:
Vallë me autorin e teksteve të cilat dalin në mediat italiane Mickoski është takuar në Budapest?
A i ka dhënë diçka autorit të tekstit dhe çka është ajo?
Incizimi është arsye plus të përshpejtohet hetimi dhe të jepen përgjigje për nxitësit, organizatorët dhe kreatorët e këtij rasti.
Nuk ka ikje nga drejtësia dhe nga përgjegjësia.
Snezhana Kaleska- Vançeva, deputete e LSDM-së