LSDM: Mos ta humbasim mbështetjen amerikane për integrimin në BE!

North Macedonian members of Parliament from the ruling SDSM party, hold European Union and North Macedonian flags, during a parliamentary debate on a French-brokered deal aimed at settling disputes with Bulgaria and clearing the way to EU membership, in Skopje, North Macedonia, July 16, 2022. REUTERS/Ognen Teofilovski

LSDM-ja vlerëson se mbështetja e fortë e SHBA-së për të vazhduar rrugën evropiane është një mundësi historike dhe duhet shfrytëzuar tani. Zëdhënsi i partisë Darko Kaevski ka deklaruar se është koha për të “votuar për Evropën” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

LSDM: Mos ta humbasim mbështetjen amerikane për integrimin në BE!
LSDM: Mos ta humbasim mbështetjen amerikane për integrimin në BE!
Publikuar 14:01 20 Maj, 2023
LSDM-ja vlerëson se mbështetja e fortë e SHBA-së për të vazhduar rrugën evropiane është një mundësi historike dhe duhet shfrytëzuar tani. Zëdhënsi i partisë Darko Kaevski ka deklaruar se është koha për të “votuar për Evropën” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Të votojmë sepse nuk kemi kohë për të humbur dhe sepse nuk e dimë nëse dhe kur do ta marrim përsëri këtë shansë”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë në pushtet.

Ai tha se nuk duhet ndaluar kur procesi i skriningut po shkon mirë dhe së shpejti do të përfundojë me sukses.

“Në emër të interesave kombëtare dhe shtetërore, në emër të identitetit të vendit dhe anëtarësimit në BE, LSDM i bën thirrje VMRO-DPMNE-së që të mbledhë kapacitete, të mendojë dhe të vendosë në radhë të parë interesin shtetëror. VMRO-DPMNE duhet të vendosë nëse do t’i bashkohet bllokut pro-evropian apo do të mbetet peng i të majtës pro-ruse dhe bllokut anti-evropian”, tha Darko Kaevski.

Sipas tij, nëse humbet ky moment politik dhe kjo mbështetje e fortë nga Evropa dhe SHBA, rreziku është që Maqedonia e Veriut të mbesë jashtë proceseve euro-itegruese, ndërsa vendet e tjera të rajonit të avancojnë drejt BE-së.