Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një kumtese reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke deklaruar se “Hristijan Mickoski duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për shkak se i gënjeu, nuk ju kërkoi falje për teatrin para spitalit ‘8 shtatori’”.
Siç reagon LSDM, me këtë Mickoski edhe një herë vërtetoi se nuk i respekton qytetarët dhe se qytetarët e shohin dhe e vlerësojnë sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe joserioze të Mickoskit.
“Mickoski e demantoi veten për disa sekonda. Në fillim tha askush nga spitali nuk ka ardhur të flet për gjendjen shëndetësore dhe disa sekonda më vonë i njëjti pranoi se kjo s’është e saktë”, deklarojnë nga LSDM.