LSDM: Nëse opozita bllokon të ardhmen, zgjedhjet do të jenë të pashmangshme

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se propozim-ndryshimet për Kushtetutën tregojnë se forcohet identiteti maqedonase dhe garantohen kufijtë e shtetit.

Marketing

Nga LSDM thonë se vetëm udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i pengon identiteti i përforcuar maqedonase, i cili sipas partisë në pushtet do të pranohet nga e gjithë bota.

“Pse udhëheqësve të VMRO-DPMNE-së ju pengon mbrojtja dhe ruajtja e kufijve të Maqedonisë? Çfarë ka Hristijan Mickoski kundër anëtarësimit të vendit në NATO dhe fillimit të bisedimeve me BE-në?”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nëse opozita vazhdon ta bllokojë të ardhmen e vendit, atëherë zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë të pashmangshme.

Marketing