LSDM: Nga shtatori do të rriten pagat në mbrojtje, polici dhe mbrojtjen e fëmijëve

Me Ligjin për shërbimin në ushtri, i miratuar së fundmi, ofrohen përfitime shtesë për ushtarët dhe punonjësit e mbrojtjes, ndërsa pagat në këtë sektor nga shtatori do të rriten mesatarisht për 2.000 denarë, njoftojnë nga LSDM.

Marketing

“Nga i njëjti muaj do të ketë rritje të pagave të punonjësve në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve, ndërsa pagat në MPB do të rriten për pesë për qind.

Me metodologjinë e re të rregullimit të pensioneve, vjen një rritje rekord e pensioneve për mbi 320 mijë pensionistë.

Investimi në kapital njerëzor, kujdesi për qytetarët mbetet prioritet kryesor i Qeverisë dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM”, thonë nga atje.