LSDM: Nuk ia doli misioni i Mickoskit ta mbrojë krimin nga shefi i tij Gruevski

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së, thuhet se “ekzekutuesi i Nikolla Gruevskit, Hristijan Mickoski nuk arriti ta realizojë urdhrin e shefit të tij nga Budapesti”.

Marketing

“Krahas gjithë bllokimeve, ndalimeve, kundërshtimeve, ekzekutuesi i Mickoskit nuk arriti t’ia dalë në misionin e tij që ta mbrojë krimin”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, Ligji për Prokurori Publike është i rëndësishëm për shtetin e së drejtës, për të ardhmen evropiane dhe tashmë ka hyrë në procedurë kuvendare.

“Me këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur për krimin e regjimit, ka përgjegjësi për të thithë. Ligji për Prokurori Publike do të thotë vendime gjyqësore për të gjithë rastet ku të akuzuar janë ish-funksionarë të VMRO-DPMNE-së, ndërsa ndër to është edhe Nikolla Gruevskit, shefi i ekzekutuesit të Mickoskit” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Marketing