Ballina Lajme Maqedoni LSDM: Opozita kërkon shkas për bllokim të kuvendit

LSDM: Opozita kërkon shkas për bllokim të kuvendit

Deputetët e LSDM-së në pushtet konsiderojnë se VMRO DPMNE vazhdimisht kërkon pretekst për të bllokuar Kuvendin. Sipas tyre, projekt ligjet për të cilat flet opozita kanë për qëllim harmonizimin e ligjeve me legjislacionin evropian dhe se opozita është e informuar për hartimin e tyre.

Marketing

“Gjithmonë mund të gjejmë arsye për të bllokuar por a është e arsyeshme ose jo ia lëmë qytetarëve dhe opinionit të ekspertëve që të vlerësojnë nëse opozita ka të drejtë apo pushteti. Të gjithë ato ligje kanë deklaratë për harmonizim dhe tabela korrespodence ku mund të shihet se çfarë po harmonizohet me legjislacionin evropian.”,- theksoi Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM.

Sipas opozitës, mes 12 projekt-ligjeve që pushteti dëshiron t’i fus në Kuvend me simbolin e BE-së është Ligji për Narkotikë, Ligji për Lëndë të para Minerale, Ligji për Ilaçe, Kodi Penal, Ligji për Procedurë Kontestimore, Ligji për Akademi për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe disa ligje të tjera.

Exit mobile version