LSDM paralajmëroi rritje të re të pagës minimale

Rritje të re të pensioneve dhe pagës minimale gjatë muajve në vijim kanë paralajmëruar sot nga LSDM. Nga partia në pushtet thanë se, nga muaji mars, do të ketë rritje të re të pagës minimale, e cila do të jetë 22 e 500 denarë.

Marketing

“Kemi vendosur zgjidhje sistematike me të cilën siguruam rritje të vazhdueshme të pagës minimale por edhe të pagave të tjera. Me politika të drejta dhe të suksesshme ekonomike, LSDM arriti që pagën mesatare ta rrisë në 39 mijë denarë, diçka që është e paimagjinueshme me DPMNE-në, kur ajo ishte 22 mijë denarë. Paga mesatare sot është rritur për 300 euro më shumë në krahasim me atë që ishte në vitin 2016” – tha Elena Ustamitova, LSDM.

E nga ana tjetër, vazhdon edhe trendi i rritjes së harxhimeve minimale për qytetarët. Sipas metodologjisë së re për përllogaritje të shportës minimale të konsumatorëve, të përgatitur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së bashku me profesorët, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdoski, shporta minimale shënon rritje prej rreth 12 mijë denarë.

“Vlera e shportës minimale të konsumatorëve për muajin dhjetor të vitit 2023 sipas metodologjisë së re është 56,522 denarë, nën kushte që familja të ketë banesë personale. Nëse këtu nuk do të llogaritej harxhimi për qira dhe kredi, atëherë shuma do të ishte 72.000 denarë. Në krahasim me vlerën e shportës minimale të konsumatorëve, të përllogaritur sipas metodologjisë së vjetër, e cila në muajin nëntor ishte 44, 699 denarë, vlera e shportës së llogaritur sipas metodologjisë së re është rritur për pothuajse 12 mijë denarë” – Metoda e re e llogaritjes së shportës minimale.

Shporta e re e konsumatorëve përfshin harxhime të një familjeje të përbërë prej dy prindërve dhe dy fëmijëve të cilët janë nxënës. Jetojnë në banesë personale prej 60 metra katrorë në Shkup, blejën vetëm produkte bazë, por zgjedhin me kujdes ato që janë më lirë.

Marketing