LSDM: Për Mickoskin më me rëndësi është e ardhmja e Gruevskit

Antiperëndimori Hristijan Mickoski konfirmoi se agjenda e vetme e tij politike është amnistia e mentorit të tij dhe bartësit të krimit dhe regjimit Nikolla Gruevski. Asgjë tjetër, ka reaguar përmes një komunikate partia qeveritare, LSDM.

Marketing

“Antipopullori Mickoski edhe një herë pranoi se ai dhe udhëheqësia aktuale antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së janë pjesë e matricës identike kriminale të Gruevskit. Për antiperëndimorin Mickoski më me rëndësi është e ardhmja e Nikolla Gruevskit, në vend të ardhmes së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Prandaj, Mickoski dhe udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së hapur punojnë kundër BE-së dhe NATO-s, kundër të ardhmes evropiane. Drejtësi do të ketë”, citohet në komunikatën e LSDM-së.