LSDM: Përparimi në integrime po jep rezultate reale

“Përparimi në eurointegrime, procesi i ratifikimit për inkuadrimin në NATO ndikojnë pozitivisht ndaj ekonomisë. Pas shumë viteve izolim, stagnim ekonomik dhe paqartësi, shteti po lëviz në drejtim të duhur ndërsa ekonomia është stabilizuar dhe ringjallur. Dëshmi e fundit për këtë janë të dhënat për rritje të prodhimtarinë industriale në dy muajt e parë të vitit.

Marketing

Pas rritjes në vitin 2018 që është rritja më e madhe në prodhimtarinë industriale në shtatë vitet e fundit, industria vazhdon të rritet edhe në vitin 2019. Rritja e industrisë për periudhën janar-shkurt të vitit 2019 është për 9,6 për qind më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas kësaj partie në vitin 2018 janë shënuar të hyra rekorde të investimeve të huaja prej 624,5 milion euro në vitin 2018 që është katër herë më shumë se sa në vitin 2017. Për vetëm një vit janë hapur 26.000 vende të reja të punës, shkalla e papunësisë është nën 20 për qind që është në nivelin më të ulët historik.

“Këto janë vetëm një pjesë e të dhënave që tregojnë se ekonomia, shteti, hapërojnë drejt rritjes, zhvillimit dhe kthim prapa nuk ka. Me hyrjen në NATO dhe integrimin në BE, edhe më shumë do të intensifikohen trendet pozitive ekonomike.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me realizimin e masave që sigurojnë rritje ekonomike, vende të reja të punës, investime të reja, më shumë para dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Marketing