LSDM: Qytetarët nuk do të lejojnë që Mickoski tha kthejë vendin në kohën e izolimit

Iniciativa e referendumit është vetëm për shpëtimin personal të karriges së Hristijan Mickoskit në Pallatin e Bardhë, është një proces retrograd që synon ta kthejë vendin prapa dhe të pengojë integrimin në BE.

Marketing

Të ashtuquajturat bllokada aktive dhe pasive të VMRO-DPMNE-së janë për shkak të sjelljes qyqare dhe frikacake të Mickoskit, akuzojnë nga LSDM.

“Në një sjellje të tillë Mickoski është i vetëm dhe i izoluar dhe për këtë dëshmojnë deklaratat publike të anëtarëve të shquar të VMRO-DPMNE-së që nuk pajtohen me veprime të tilla të Mickoskit.

Në momente vendimtare dhe serioze, Mickoski me një iniciativë që paraprakisht është e dënuar të dështojë, dëshiron të pengojë funksionimin normal të shtetit, në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë.

Qytetarët nuk do ta lejojnë Mickoskin për tekat personale ta kthejë vendin në kohën e izolimit dhe ndarjeve.

Politikat e tij destruktive do të mposhten sërish fuqishëm”, shtojnë nga atje.