LSDM: Udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-së e mposhtur nga partia e tyre

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoski janë marioneta antimaqedone dhe antiperëndimore të penguar në tentimet të bllokojnë të ardhmen e Maqedonisë.

Marketing

Mickoski dhe udhëheqësia e tij antiperëndimore janë të mposhtur nga partia e tyre dhe nuk arritën të bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, ka reaguar sot LSDM përmes një kumtese për media.

“80 deputetë në Kuvend lirshëm, sipas bindjeve të tyre dhe në procedurë demokratike votuan për të ardhmen e BE-së dhe NATO-s dhe e respektuan vullnetin e mbi 80 për qind të të gjithë qytetarëve.

Maqedonia po bashkohet rreth të ardhmes në BE dhe NATO. Mickoski dhe udhëheqësia antiperëndimore e VMRO-DPMNE-së mbeten të izoluar në të kaluarën e errët dhe ndasitë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.