Ballina Lajme Maqedoni LSDM: VMRO bllokon marrëveshjet e “Ballkanit të hapur”

LSDM: VMRO bllokon marrëveshjet e “Ballkanit të hapur”

LSDM ka ftuar kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Miloshoskit, që urgjentisht të thirrë seancë të Komisionit dhe në rend dite të vendosen ligjet për ratifikimin e marrëveshjeve që dalin nga nisma rajonale “Ballkani i hapur”.
“Bëhet fjalë për marrëveshje me ratifikimin e të cilës qytetarët e RMV-së, Serbisë dhe Shqipërisë do të kenë mundësi të punojnë në cilin do nga këto tri shtete pa leje pune, pa barriera, pa aplikime dhe pritje, pa harxhime administrative. Këto marrëveshje do të mundësojnë vende të reja pune, plotësimin e mungesës së kuadrove në sektorin privat në të trija vendet.”,- tha deputeti i LSDM-së, Mile Aleski.
Bëhet fjalë për ratifikimin e marrëveshjes për kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Marrëveshjen për interkoneksion të skemave për identifikim elektronik për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu nuk është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë së ushqimeve, ushqimet për kafshët dhe politika fitosanitare.
Exit mobile version