LSDM-ja tregon se jeton me dhe për qytetarët, i dëgjon nevojat e tyre dhe është e gatshme të ndryshojë nga e mira me qëllim që t’u shërbejë edhe më mirë qytetarëve.
Vendimet e miratuara në seancën e mbrëmshme të Këshillit Qendror sjellin ndryshime sistemore dhe thelbësore në parti – vendime të cilat do të sjellin përshpejtim të progresit të vendit dhe kushte më të mira në shoqëri, për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve.
LSDM është partia më e madhe e cila gjithmonë ka sjellë dhe do të sjellë vendime më të mëdha për zhvillimin e shtetit.
VMRO-DPMNE jo vetëm që nuk sjell vendime në interes të shtetit, por ofron edhe konflikte, gënjeshtra dhe mbrojtje të fuqishme të kriminelëve.
I madh dhe i dukshëm është dallimi mes punës së përgjegjshme të LSDM-së dhe vendimit të hyjë në ndryshime për përmirësimin e shërbimit të qytetarëve dhe papërgjegjësisë së Mickoskit të VMRO-DPMNE-së të cilët ende janë të përfshirë thellë në sjelljen e tyre kriminele dhe regjimit.
Qendra për komunikim me opinionin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë