Ballina Aktuale LSDM: VMRO-DPMNE u shërben interesave të huaja dhe punon kundër anëtarësimit në...

LSDM: VMRO-DPMNE u shërben interesave të huaja dhe punon kundër anëtarësimit në BE

“VMRO-DPMNE është parti politike që punon kundër anëtarësimit të shtetit, u shërben interesave të të tjerëve dhe vepron sipas agjendës së dikujt tjetër. Të gjithë pjesëmarrësit në incidentin në Ohër janë anëtarë apo simpatizantë të VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Foto me Mickoskin, me Nikollovskin. Madje një nga sulmuesit është i punësuar në administratën e kryetarit të Ohrit, Pecakov, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje thonë se “ngjarja është trajtuar nga prokuroria, pasi MPB ka arritur të gjejë menjëherë sulmuesit dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”.

“Dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme të gjitha përpjekjet për të penguar rrugën evropiane dhe fyerjet ndaj ndjenjave të qytetarëve të Maqedonisë.

Dhe derisa LSDM i arrin qëllimet e veta strategjike, e futi vendin në NATO, hapi negociatat me BE-në, Mickoski konkurron me të majtën se kush është kundërshtar më i madh i BE-së.

Shteti nuk ka nevojë të ndezë atmosferën, por të vazhdojë rrugën evropiane, duke siguruar ndryshimet kushtetuese për integrimin në BE”, thuhet në komunikatë.

Marketing
Exit mobile version