LSDM: Zgjedhjet do të mbahen në vitin 2024

LSDM thotë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, siapas tyre Mickoski mbetet peng i Apasiev dhe në hijen e Gruevskit dhe udhëheq politika të tradhtare.

Marketing

“Anëtarësimi në BE me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas është kulmi i patriotizmit dhe përmbushja e një qëllimi strategjik të vendosur që nga pavarësia. Është tradhti të gënjesh popullin tënd, të bllokosh rrugën evropiane dhe njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në familjen e madhe të kombeve evropiane. Mickoski mbetet peng i Apasiev dhe nën hijen e Gruevskit gënjen popullin edhe në Krishtlindje. LSDM vazhdon me kursin reformues, me politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve, vazhdon me investime dhe me hapat për anëtarësim të plotë në BE.”, thonë nga LSDM.