Luana Vjollca shfaq linjat e bujshme nga pushimet në Mykonos

Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Marketing

Bukuroshja Vjollca publikoi së fundmi për ta disa fotografi të reja nga pushimet.

Ajo dukej mjaft atraktive në një pozë të realizuar në plazh, ku shfaqej e veshur me një kostum njëpjesësh me material leopardi.

Interpretuesja e hitit “Benzina” nuk hezitoi të vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Për aksesorë, Vjollca kishte zgjedhur një palë syze dielli dhe një varëse në formë kryqi, të cilat plotësonin dukjen e saj.