Luar Arani dhe Ermal Fejzullahu diçka po kurdisin!

Me siguri të gjithëve ju kujtohet Luar Arani, vajza me zërin e ëmbël e cila na bëri për vete menjëherë në këngën e famshme të Flori Mumajesit, “Gjithmonë”.

Por ç’ka ndodhur me të për kaq shumë kohë dhe a është tërhequr nga muzika? Në fakt, përgjigjia është jo! Ajo nuk ka hequr dorë dhe po rikthehet fuqishëm në një bashkëpunim me këngëtarin e dashur shqiptar, Ermal Fejzullahu.

Këtë e bëri të ditur vetë artisti në një intervistë për emisionin “NIN”, ku u shpreh i bindur se kjo këngë do të pëlqehet shumë pasi me këtë projekt ai do të rikthehet tek stili me të cilin e ka nisur karrierën.

Marketing

“E kam edhe një bashkëpunim me një këngëtare shumë të mirë. Ajo është Luar Arani që prej disa vitesh është zhdukur nga skena. Ajo ka pasur disa këngë shumë të mira dhe është artiste shumë e mirë, të cilën e vlerësoj shumë. E kemi bërë një bashkëpunim. Është një këngë shumë e mirë, shumë fisnike. Jo gjithmonë me ndjek vetëm këngë tregut. Unë gjithmonë kam qejf për t’u rikthyer tek ajo që e kam filluar karrierën dhe e di që kjo këngë ka për t’u vlerësuar shumë mirë. Nuk është se kemi caktuar ndonjë datë, varet nga situata”, është shprehur Ermali.