Ballina Lajme Maqedoni Lube Boshkoski sërish do të gjykohet për “Fushatën”

Lube Boshkoski sërish do të gjykohet për “Fushatën”

Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup duke vepruar sipas kërkesës së mbrojtjes së Lube Boshkoskit i dënuar më parë në lëndën në opinion të njohur si “Fushata”, e pranoi kërkesën për rigjykim të lëndës.

Marketing

“Paraprakisht, për kërkesën për rigjykim, ndërsa në pajtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, të marrë mendim pozitiv nga prokurori publik kompetent pas çfarë është pranuar kërkesa, për të cilën palët nuk kanë bërë ankesë para Gjykatës së Apelit dhe e njëjta tashmë është përfundimtare”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale.

Nga Gjykata theksojnë se mbi bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor është formuar lëndë e re penale K.nr. 416/21, dhe kur do të shqyrtohet debati kryesor për gjykim, palët dhe opinioni do të njoftohet në kohë.

Exit mobile version