Lubotenasit: Masakra e Lubotenit të mos harrohet kurrë

12 gushti çdoherë për banorët e Lubotenit, sjell ndërmend masakrën e vitit 2001, kur forcat maqedonase të sigurisë vranë 10 civilë shqiptarë, mes të cilëve edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu.

Marketing

Të vrarë të tjerë në këtë masakër, ishin Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili. 17 vite pas banorët e lubotenit me dhëmbje i kujtojnë jetët e humbura dhe apelojnë që të masakra e Lubotenit të mos harrohet kurr.

“Atë dit mund të ketë ndodhur edhe një masakër e Srebrenicës, edhe ndodhi ashtu sepse 10 u vranë e u masakruan mbi 200 të rinj u morën nëpër stacione policore dhe u rrahën brutalisht. Ata kur i kanë lëshuar I kanë lëshuar ku ka mundur dhe ata janë kthyer pas dy ditësh, nëpër shtëpia. Nuk guxojmë ta harrojmë jo vetëm Luboteni por gjithë shqiptarët”.

“Sot u bën 18 që u bë lufta. Luftë nuk ka qen këtu kanë hy në civil, ushtria, policia. Katuni asht kanë tu punu, dikush bostan. Policia hyni edhe çka deshën banën. I masakruan i vranë pleq e të ri, e fëmijën gjashtë vjet, plakin 75 vjet, vëllezërit e mi, kushëririn të gjithë një familje. Vëllezërit e mi dy, dy kushëri katër, edhe dy kushëri të tjerë gjashtë, babai I plagosur, edhe të burgosur ishim nëntë persona”.

“Ata e arritën qëllim e vet duke marrur iniciativë që fshatin Luboten me një kusht ta eliminojnë prej hartës së Maqedonisë. Si pasoj e luftës fshati luboten ka pasur shumë humbje. Dëme materiale nuk i cikemi sepse e din ata por dëme më shumë ka pasur në njerëz, kemi pasur viktima”.

“Ngjarjet e 2001-it janë shumë tragjike për neve, sidomos bashkëfshatarët janë torturu pa masë, sidomos personalisht un, jam torturu diku 50 orë… Ka pasur diku rini rreth 110 veta që kemi qen jemi kanën mshel nëpër stacione me një vend dy metre me dy. Edhe fshatarët janë sulmuar janë vra, sidomos një djalë I vogël Erxhan Aliu I cili ka qënë 5 vjecar”, theksojnë banorët e Lubotenit..
Në operacionin policor të mëngjesit të 12 gushtit të vitit 2001, u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.

Rasti i Lubotenit ishte një ndër rastet e vetme që u proceduan dhe u gjykuan nga Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte, ku për krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë i akuzuari i parë ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski u lirua nga akuza.

Për Masakrën e 12 gushtit, Gjykata e Hages dënoi me 12 vjet burg për vrasje, thyerje të ligjeve të luftës, torturë dhe shkatërrim të pasurisë, Johan Tarçullovskin, i cili u lirua dhe u prit si hero në Maqedoni, pas 8 viteve burg.

Pritja e Tarcullovskit me ceremony të larta, u vlerësua si vrasje e dyfishtë për 10 viktimat e masakrës së vitit 2001 në Luboten. Ndërsa megjithse i dënuar për krime lufte Tarçullovski nga VMRO-DPMNE u shpërblye edhe me postin e deputetit.

Marketing