Lufta kundër korrupsionit/ Osmani-Ageler: SHBA-ja me mbështetje mbi 4 milionë dollarë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Nga kabineti i ministrit informojnë se në takim u bisedua për bashkëpunimin në kuadër të Dialogut Strategjik, me ç’rast Osmani ka shprehur mirënjohje për mjetet shtesë në vlerë prej 4,2 milionë dollarësh amerikanë të dedikuara për sundimin e së drejtës dhe zbatimin e ligjeve, të cilat ShBA-të i ofrojnë që nga viti 2012. Osmani ka thënë se po vazhdohet puna bashkë me partnerët për t’i përshpejtuar proceset reformuese në vend. Gjatë takimit, kanë diskutuar edhe për tema nga marrëdhëniet dypalëshe, situatën aktuale politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe tema nga politika ndërkombëtare.

Marketing