Lufta kundër korrupsionit dhe përplasja e interesave është një nga sfidat kryesore në procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, konkluduan sot pjesëmarrësit e konferencës “Reforma institucionale për luftë kundër korrupsionit, praktika më të mira duke lëvizur drejt modelit evropian – shembulli italian”.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalim theksoi se se lufta e suksesshme kundër korrupsionit, përplasja e interesave dhe krimi i organizuar është një nga kushtet për integrim të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai theksoi se vendi do të përfaqësojë zero tolerancë për korrupsion. Potencoi se duhet t’i dyfishojmë përpjekjet tona për njohje, parandalim dhe zgjidhje të viruseve korruptivë, të cilët gjithmonë janë kërcënim dhe rrezik për krizën politike.
“Kundërshtoj ashpër në krijimin e ambientit në të cilin disa elita politike do të ndjehen se janë të privilegjuar dhe se drejtësia dhe dënimi për aktivitetet korruptive nuk do t’i përfshijnë edhe ata. Flas edhe për elitat aktuale edhe paraprake edhe të ardhshmet”, tha Zaev duke shtuar se askush nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia. Duhet, tha, t’i parandalojmë praktikat korruptive si nepotizmi dhe favorizimi politik.
Sipas tij, korrupsioni i kryer nga persona të cilët punojnë në sektorin publik dhe të cilët duhet të jenë mbrojtës dhe zbatues të ligjeve të sundimi të drejtësisë dhe të drejtën e llojit më të rëndësi të korrupsionit.
Kryeministri Zaev i porositi anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, prokurorinë shtetëror, përfaqësuesit e PSP, policinë financiare Agjencinë për zbulim financiar dhe institucionet tjera të mos kenë rezerva ndaj askujt, ta zbatojnë ligjin deri në fund për shkak se, potencoi, të gjithë këtë ia kem i borxh qytetarëve.
Rafael Kantone, kryetar i Drejtorisë nacionale italiane për antikorrupsion (ANAC), informoi se efikasiteti në punën e drejtorisë i përket edhe mbështetjes nga sektori sipërmarrës dhe civil. Pasojat nga korrupsioni, tha mes tjerash, pasqyrohen negativisht në shtresat më të varfra, ndërsa i favorizon shtresat më elitare në shoqëri.
Sipas Klemens Koja, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, korrupsioni e parandalon sundimin e drejtësisë, ofron tokë të frytshme për aktivitete kriminale dhe penale.
Për Karlo Romeon, ambasador i Italisë në Shkup përballja me korrupsionin duhet të jetë në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe multilateral.
Lubomir Joveski, prokuror publik shtetëror konsideron se bëhet fjalë për prokurori në lidhje me luftën kundër korrupsionit, thelbësore është nevoja që të funksionojnë qendrat hulumtuese.
Arafat Muaremi, drejtor i Drejtorisë për polici financiare deklaroi se deri më tani kanë dhënë angazhim maksimal dhe do të vazhdojnë së bashku me institucionet tjera në këtë pjesë në luftën kundër korrupsionit, e cila, tha, është thellë e futur në shoqëri.
“Na mungon bashkëpunimi me të gjithë që duhet të paraqesin korrupsion, këtu është hallka që mungon. Çdo qytetar të denoncojë korrupsionin, ne si institucion jemi të hapur. Është vështirë të paraqitet edhe pse të gjithë flasim”, deklaroi Muaremi.