Lufta në Gaza, eurodeputetja irlandeze e quan Von Der Leyen “Zonja gjenocid”

Deputetja irlandeze në PE, Clare Daly ka kritikuar sërish Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për qëndrimin e saj ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza.

Marketing

Daly ka shtuar dhe më tej akuzat ndaj shefes së KE, duke e quajtur atë  “zonja gjenocid”.

Fjalimi i Daly në BE u përhap me shpejtësi, pasi ajo e akuzoi Von der Leyen për mbizotërim të politikës së Jashtme për të promovuar regjimin brutal të aparteidit

“Epo, Zoti im, me mbrojtës të tillë të demokracisë, mendoj se flas për shumë e shumë qytetarë të Europës kur them “Jo faleminderit, Zonja Gjenocid”, shtoi Clare Daly.

Muajin e kaluar, Daly kritikoi Von der Leyen se nuk bëri thirrje për armëpushim në Gaza, duke thënë se ky nuk është vetëm gjenocidi i Izraelit, por edhe i Evropës.