Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i është hequr rripi i zi i nderit të taekwondo-së për shkak të luftës në Ukrainë.
Taekwondo mori vendimin duke thënë se “sulmet brutale ndaj jetëve të pafajshme” shkelnin vlerat e respektit dhe tolerancës së sportit, shkruan Skynews.
“Në këtë drejtim, Taekwondo Botërore ka vendosur të tërheqë rripin e zi të nderit të 9-të të Danit, që i është dhënë Vladimir Putin në nëntor 2013”, thuhet në njoftimin e tyre.