8:33 | 1 Maj 2021
08:33 | 1 Maj 2021
Xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës do të fillojë me 3 ndeshje interesante.
Vëmendje më të madhe në ditën e sotme pritet të ketë ndeshja mes Dritës dhe Feronikeli, e cila zhvillohet në stadiumin “Selami Osmani – Bezi” në Gjilan, raporton lajmi.net.
Arbëria po kërkon që të mbesë në ligë dhe sot do të ketë një test të vështirë para vetes, kur do të mirëpres skuadrën e Ismet Munishit, Gjilanin, në shtëpi.
Në anën tjetër, ndeshja tjetër që do të luhet ditën e sotme është ajo mes Trepçës 89′ dhe FC Besës, e cila ishte befasia e javës së kaluar duke barazuar me Dritën 1-1.
Të gjitha ndeshjet luhen në orar të njëjtë, nga 15:00./Lajmi.net/