Ballina Fun “Lufthansa” rifillon fluturimet drejt Kairos

“Lufthansa” rifillon fluturimet drejt Kairos

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, i ka rifilluar fluturimet drejt Kairos së Egjiptit, ndonëse kompania britanike, British Airways, ka njoftuar se fluturimet janë anuluar për gjashtë ditët e ardhshme si masë sigurie.

Marketing

Kompania “Lufthansa” i kishte ndërprerë më parë fluturimet mes Kairos dhe Frankfurtit e Mynhenit, por ato rifilluan të dielën.

Në anën tjetër, kompania britanike nuk e ka treguar arsyen e saktë për ndërprerjen e fluturimeve, por ka thënë se e kanë prioritet sigurinë e udhëtarëve.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe i ka paralajmëruar udhëtarët që kanë planifikuar të udhëtojnë me aeroplan në Egjipt, duke thënë se ka rrezik të shtuar për terrorizëm kundër aviacionit.

Sidoqoftë, kompania egjiptiane “Egyptair” është duke realizuar fluturime dy herë në ditë nga Londra në Kajro dhe në qytete të tjera.

Fluturimet e anuluara kanë shkaktuar pakënaqësi te udhëtarët. Njëri prej tyre ka thënë se i ka shpenzuar 1200 funte për shkak se fluturimi i tij është anuluar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Marketing
Exit mobile version