Lugati flet për herë të parë për dy operacione që do t’i ketë

Ish-banori i edicioni të parë të “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur ndryshe me emrin artistik si “Lugati” pas daljes nga shtëpia është komentuar mjaft shumë sa i përket gjendjes së tij shëndetësore.

Marketing

Muaj më parë, Lugati u shfaq i ulur në karrocë dhe me disa lëndime në dorë.

Në lidhje më këtë, ai ka folur për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore ku ka zbuluar se ka qëndruar në koma për disa ditë për shkak të një sulmi epiliptik që kishte kaluar, shkruan Paparaci.

Ndër të tjera, ai ka zbuluar se së shpejti do t’i nënshtrohet dy operacioneve për shkak të një lëndimi në njërën dorë dhe dy brinjëve të thyera.

“Kam pas një sulm epiliptik kohën e fundit. po t’i mer tre muaj derisa po qohesh në këmbë përsëri. Është diçka që sa her ulna në karrocë, që duhet disa kohë me nejt, të merr me vete. Të ndryshon, sepse me nejt një javë në koma te ndryshon. I kam edhe dy operacione që duhet t’i kaloj të cilat po mundohet t’i shtyej për vitin tjetër. Po duhet me ba atë operacion se e kam një lëndim që e kam thyer dorën dhe dy brinjë i kam pas të thyera. Jemi në shërim të plotë”, tha ai në ATV.

Kujtojmë se Lugati për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore është detyruar të heq dorë nga gara për çmimin e madh të “Big Brother Vip Kosova”.