Ballina Sport Luigj Quni dhe Kristina Ukaj, tregojnë lojëra të mira në Zvicër

Luigj Quni dhe Kristina Ukaj, tregojnë lojëra të mira në Zvicër

Në Zvicër, Luigj Quni realizoi dy gola nga tri tentime, derisa skuadra e tij Amicitia Zuerich humbi në elitë nga Wacker Thun me rezultat 24:21.

Te hendbollistet, u luajtën ndeshjet çerekfinale të Kupës.

Portieria e Kosovës, Kristina Ukaj, shënoi një gol dhe ndali katër prej 11 goditjeve në fitoren e Spono Eagles ndaj LK Zug II me rezultat 37:22.

Marketing

Olteni i kategorisë së dytë humbi 41:26 nga lideri i Superligës, Bruehl me rezultat 41:26. Arieta Jaha shënoi 6 gola nga 7 tentime për Oltenin. Merita Shabanaj realizoi një gol nga dy tentime.

Ekipi i dytë i Bruehl fitoi ndaj Koeniz me 33:19. Ekipi i dytë i Bruehl garon në kategorinë e dytë. Mendolina Fetaj shënoi 2 gola nga 3 tentime, kurse Azra Hamiti një gol nga një tentim. Dafina Saramati luajti në ekipin Koeniz.

Exit mobile version