Luiza Gega e shpallur kampione e Evropës në 3000 metra vrapim me pengesa ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi.
Luza Gega tregon se e donte shumë këtë medalje dhe se mendonte se kishte ardhur koha e saj. Dhe e cilëson vitin 2022 si më të mbarin në karrierën e saj deri më tani. Mes të tjerave Gega ka treguar edhe pse ka zgjedhur të stërvitet në Kenia, në Afrikë.
Blendi Fevziu: Ju e njihni atletikën e Afrikës sepse ju jeni stërvitur në Kenia, apo jo?
Luiza Gega: Unë në fakt kam 7 vite që të paktën në periudhën e dimrit ne shkojmë dhe kryejmë stërvitje në Kenia.
Blendi Fevziu: Pse zgjodhët Kenian?
Luiza Gega: Prej të ngrohtit, se është e rëndësishme që të jetë edhe ngrohtë, duke qenë se je më larg lëndimeve. Arsyeja e dytë është për shkak të lartësisë. Kryesisht sportistët e distancave, siç jam edhe unë qendrojnë prej shumë muajsh duke u stërvitur në lartësi, duke qenë se ka mungesë oksigjeni, rriten parametrat biologjik, si rruazat e kuqe, hemoglobina etj. Kur zbret pastaj në vende për të garuar ke një freski më të madhe. Këtë bëjnë të gjithë sportistët elitar në botë.
Blendi Fevziu: Sa muaj qëndron në Kenia?
Luiza Gega: Duhet të qëndrosh minimumi tre javë. Unë mundohem të rri më gjatë.