16:32 | 9 Maj 2021
16:32 | 9 Maj 2021
Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku thuhet se është i hapur për t’u rikthyer në Premierligë, duke marrë parasysh interesimin e Chelseas.
Belgu është një ndër emrat e mëdhenj që janë në ‘radarin’ e “Bluve” dhe sipas Don Balon, duket se është i hapur për rikthimin në Angli, përcjellë lajmi.net.
Chelsea nuk është i lumtur me sezonin e parë të Timo Werner, derisa në verë do provojnë shitjen e Tammy Abraham dhe Olivier Giroud.
Lukaku ka qenë super lojtar që nga kalimi në “San Siro”, duke iu ndihmuar të fitojnë Scudetto pas plotë 11 viteve.
Thuhet se 27-vjeçari do kushtojë plotë 90 milionë euro./Lajmi.net/