Lukaku: Të gjithë lojtarët e Interit ishin të infektuar me koronavirus

Romelu Lukaku pretendon se koronavirusi ishte te Interi në fund të vitit të kaluar.

Marketing

Sipas sulmuesit belg, shumica e bashkëlojtarëve të tij dhe vetë ai kishin simptoma të koronavirusit, shkruan Indeksonline.

“Kishim një javë pushimi në dhjetor, kur u kthyem 23 nga 25 lojtarët ishin të sëmurë’, ka thënë Lukaku.
“Ne luajtëm kundër Cagliarit, pas 25 minutave njëri prej mbrojtësve tanë u desh të linte fushën. Ai pothuajse u zbeh”.

“Të gjithë po kolliteshin dhe kishin ethe. Kur ngrohesha, u ndjeva shumë më i nxehtë se zakonisht. Nuk kam vuajtur nga aso ethe në vite”.

“Pas lojës ishte një darkë e planifikuar me mysafirë, por unë i falënderova ata dhe shkova direkt në shtrat”, tha ndër të tjerash sulmuesi i Interit.

Marketing