Lukarevska: Virusi vërtetë ekziston, nëse nuk do e bëja testin nuk do e dija se jam pozitive

Virusi vërtetë ekziston. Ka shumë raste asimptomatike të cilat në njëfarë mënyre paraqesin rrezik në kontakt me tjerët. Unë nëse nuk do ta bëja testin nuk do ta dija se jam pozitive, thotë drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska në intervistën e parë për MIA-n të dhënë pas kthimit të saj në punë pasi paraprakisht vetë tregoi se është pozitive në koronavirus.

Marketing

Lukarevska e cila nuk ka pasur kurrfarë simptomash gjatë gjithë periudhës së mjekimit, u bën apel qytetarëve në mënyrë maksimale të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të tjerëve dhe t’i respektojnë protokollet dhe udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë e cila, siç thotë, jep gjithçka nga vetja që të përballet me virusin.

“Është shokuese të merrni lajmin se jeni pozitiv në koronavirus edhe pse nuk e prisja këtë. Kur shkova të testohem, isha aq e relaksuar nga rezultati i testit, por ndodhi ajo që ndodhi. Nuk kisha kurrfarë simptomash gjatë gjithë periudhës së mjekimit, madje me një pjese të punonjësve shëndetësorë me të cilët kam biseduar më kanë thënë se jam bartës i dobët. Të gjithë kolegët dhe miqtë e mi të cilët i potencova në anketë janë negativë”, thotë Lukarevska.

Në intervistën, Lukarevska flet edhe për masat që zbatohen përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike ndërsa që janë pjesë e paketave qeveritare për ballafaqim me pasojat nga kriza me koronavirusin. Paralajmëron edhe kontrolle për masën për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për shkak të alarmit për keqpërdorime të caktuara.

Marketing