Lumi Danub del nga shtrati, përmbytet pjesërisht Budapesti

Lumi Danub në Hungari ka dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët e Budapestit.

Marketing

Shkrirja e borës nga temperaturat e larta të dhjetorit në basenin e Danubit ka ngritur nivelin e ujit në rrjedhën e lumit dhe në degët e tij.

Drejtoria për Menaxhimin e Ujërave ka parashikuar se niveli i ujit do të ngrihet të enjten me rreth 700 centimetra në Budapest.

Parashikimi i saktë i baticës së Danubit është penguar edhe nga reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit.

Rreth 1 mijë e 200 kilometra vijë e lumit të Danubit është në rrezik nga përmbytjet në Hungari.

Teksa disa lumenj më të vegjël në pjesën perëndimore të Hungarisë kanë nisur të kthehen në shtretërit e tyre, niveli i ujit në Danub pritet të ulet shumë ngadalë.

Në pjesët jugore, Danubi pritet të ngrihet në 800 centimetra.

Dalja e lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në pjesë të tjera të Evropës.

Zjarrfikësit dhe vullnetarët kanë forcuar digat kundër përmbytjeve në Gjermani.

Në gjendje gatishmërie është edhe Holanda.