Lumi i shenjtë në Indi, mbushet me viktima të COVID-19

Lumi më i shenjtë i Indisë, Gang, është mbushur me kufoma ditët e fundit.

Qindra kufoma janë gjetur duke notuar në lumë ose të groposura në rërën e brigjeve të tij. Ata që jetojnë afër vendit ku janë larë, në shtetin verior të Uttar Pradesh, kanë frikë se janë viktima të COVID-19, raportojnë mediet e huaja.

India është mbingarkuar nga një valë e dytë shkatërruese e pandemisë në javët e fundit. Ajo ka regjistruar më shumë se 25 milion raste dhe 275 mijë vdekje, por ekspertët thonë se numri i vërtetë i të vdekurve është disa herë më i lartë.

Marketing

Trupat në brigjet e lumit, së bashku funerale që digjen gjatë tërë ditës dhe kremtimet, tregojnë historinë e një numri të vdekurish të paparë dhe të papranuar në të dhënat zyrtare.

Marketing