Lumnije Iseni nga Kumanova pajiset me shtetësi pas 37 vitesh

Lumnije Iseni nga Kumanova është pajisur me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, 37 vite pas lindjes në këtë shtet, shkruan gazeta Lajm. Ajo sonte ka takuar deputetët e Aleancës për Shqiptarë, Ilire Dautin, Ziadin Selën dhe Elmi Azirin, të cilët qëndruan në Kumanovë për të bashkëbiseduar me personat që u pajisën me shtetësi, pas ligjit të miratuar me nismën e ASH-së.

Marketing

“Jam shumë e lumtur që pas 37 vitesh jam pasisur me shtetësi. Falënderoj Ziadin Selën. Për herë të parë në jetë kam dal jashtë shtetit dhe kam vizituar të afërmit në Kosovë” u shpreh zonja Iseni pas takimit me deputët e ASH-së.