Macron bisedë telefonike me presidentin egjiptian dhe Mbretin jordanez për Palestinën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit Abdulfettah al-Sisi dhe Mbretin e Jordanisë Abdullah II për çështjen e Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga pallati Elysee thuhet se mes Macron, Sisi dhe Abdullah u zhvillua një bisedë trepalëshe.

Macron ka biseduar edhe me presidentin e Tunizisë, Kais Saied ku presidenti francez ka vënë në dukje se humbja e jetëve në krizën Izrael-Palestinë është e lartë duke shprehur shqetësimet e tij lidhur me ecurinë e situatës dhe përshkallëzimin e dhunës.

Marketing

“Presidenti francez dënon edhe njëherë në mënyrë të ashpër sulmet e marra përsipër nga Hamasi dhe grupet e tjera të cilat kryhen kundër Izraelit dhe popullit të tij. Macron shpreh keqardhje për humbjen e shumë civilëve palestinezë për shkak të konflikteve dhe operacioneve ushtarake të Izraelit që vazhdojnë”, thuhet në deklaratën ku theksohet se në bisedë u diskutuan arsyet e krizës Izrael-Palestinë dhe rritja e tensioneve në javët e fundit në Kuds.

Macron do të vazhdojë përpjekjet e tij për ndalimin sa më parë të konflikteve dhe për të siguruar armëpushim, thuhet në deklaratë ku më tej bëhet e ditur se presidenti francez kërkon nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të marrë vendim për sigurimin e armëpushimit dhe ndalimin e konflikteve.



. .

Marketing