Macron dhe Putin bisedojnë sot për krizën në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike në një përpjekje që të ulin tensionet lidhur me Ukrainën.

Marketing

Biseda është paraparë të ndodh sot dhe do të jetë e pesta me radhë, që dy liderët po i zhvillojnë nga fillimi i këtij viti, transmeton Telegrafi.

Kjo lëvizje vjen si rezultat i përpjekjeve diplomatike për të shmangur një luftë në pjesën lindore të Evropës.

Në anën tjetër, OSBE gjatë të shtunës ka raportuar për afro 2,000 shkelje të armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Monitoruesit ndërkombëtarë kanë raportuar edhe për viktima në Marinka në rajonin e Donetskut. Dy ushtarë ukrainas humbën jetën nga granatimet.