Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Franca do të qëndrojë në krah të Maqedonisë së Veriut gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.
Macron ka deklaruar se konferenca do të jetë një proces, një fazë historike për pranim të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Me një votë sovrane për propozimin e Francës në fund të presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, parlamenti maqedonas zgjodhi me vendosmëri Evropën”, tha Macron.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha të shtunën se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 19 korrik në Bruksel.
Parlamenti në Shkup dje me 68 vota Pro, miratoi propozimin francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e negociatave për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.