Ballina Lajme Botë Macron mbi një orë bisedë telefonike me Putinin, çfarë diskutuan

Macron mbi një orë bisedë telefonike me Putinin, çfarë diskutuan

French President Emmanuel Macron, centre, Russian President Vladimir Putin, right, and Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy, left, arrive for a working session at the Elysee Palace, in Paris, France, Monday, Dec. 9, 2019. Russian President Vladimir Putin and Ukraine's president are meeting for the first time at a summit in Paris to find a way to end the five years of fighting in eastern Ukraine. (Alexei Nikolsky, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

Pasditen e sotme, Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Marketing

Franca informon se biseda telefonike zgjati një orë dhe dhjetë minuta ndërsa bëhet e ditur se Macron adresoi situatën e përkeqësuar në Ukrainë, bombardimet e vazhdueshme të civilëve dhe mungesën e respektimit të ligjit humanitar.

Po ashtu, thuhet se u përmend fakti që mes dy palëve nuk është bërë deri më tani progres sa i përket bisedimeve mes delegacioneve.

Nga ana tjetër, lideri rus vijoi që të refuzojë përgjegjësinë për luftën në Ukrainë ndërsa homologu francez i kërkoi që të merren masa konkrete dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund rrethimit të Mariupolit.

Për Putinin, raporton Tass, trupat nacionaliste ukrainase janë ata që janë duke kryer krime lufte dhe jo rusët.

Exit mobile version