Ballina Lajme Maqedoni Macron në takim me Petkovin, flasin edhe për Maqedoninë e Veriut

Macron në takim me Petkovin, flasin edhe për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Republikës Franceze Emanuel Macron sot në Bruksel ka takuar kryeministrin bullgar Kiril Petkov, në kuadër të Samitit BE – Bashkimi Afrikan.

Marketing

Siç njofton AIM, Macron dhe Petkov diskutuan për krizën në Ukrainë dhe më pas iu referuan mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Presidenti i Republikës Franceze inkurajoi vazhdimin e dialogut për gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes që do të mundësojë hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, thanë diplomatët francezë për AIM.

Exit mobile version