Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
Në një status në Facebook, Majko kujton se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, i kishte telefonuar dhe ia kishte komunikuar vendimin për ndërmhyrje me shprehjen: “It is done”.
Ai shpreh respekt përmiqtë e mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqipta.
Majko e shoqëron postimin me një foto nga njëri prej kampeve të refugjatëve kosovarë në Shqipëri.
Postimi i plotë
Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!
Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.
Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!